Kim Kardashian kujton disa prej paraqitjeve më të komentuara të saj ndër vite

Një prej emrave më të njohur të shoubizit, që vazhdimisht merr vëmendje me paraqitjet e saj, është Kim Kardashian, shkruan lajmi.net.

Ajo i kushton kujdes të veçantë veshjeve në tapetin e kuq, ndërsa për to jo rrallëherë edhe është kritikuar.

Së fundi, Kim ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, të realizuara ndër vite, e këto paraqitje ishin komentuar shumë.

Një prej tyre ishte paraqitja e Kim në tapetin e kuq të “Hollywood Beauty Awards”, ku e kishte rrëmbyer gjithë vëmendjen.

Kjo ngase ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi, i cili i zbulonte pothuajse tërësisht gjoksin asaj.

Paraqitja tjetër ishte me fustanin e shkurtër blu dhe me një palë paruke, teksa zbuloi edhe gjoksin dhe barkun e sheshtë.

Edhe të tjerat veshje që i kishte aplikuar ajo ndër vite për eventet prestigjioze, kishin bërë që Kim të merrte vëmendje të madhe. /Lajmi.net/