Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen në “Javën e Modës në Paris”

Ylli i “Keeping Up With the Kardashian” , 39-vjeç, habiti të gjithë kur u shfaq me gërsheta në sfilatën e “Yeezy” në Javën e Modës në Paris, shkruan TheSun.

Sidoqoftë, ylli ka ndarë mendimin me shumë komentues, që e akuzuan për përvetësim kulturor.

Një komentues i shkruan “A mund të ndalosh së aprovuari kulturën me ngjyrë”.

Por, disa prej komentuesve i dolën asaj në mbrojtje, duke thënë që askush përveç arikano-amerikanëve nuk e konsideron këtë përvetësim kulturor.

Këto akuza vijnë pasi ky stil i flokëve është i lidhur në mënyrë tipike me komunitetin afrikano-amerikan.

Vitin e kaluar, Kim u akuzua për përvetësim kulturor përsëri kur ajo lançoi markën e saj të rrobave Kimono.

Kim mbërriti në shfaqje së bashku me vajzën e saj North, gjashtë vjeç, e cila kishte stil të njëjtë të flokëve sikurse e ëma e saj.