Dua Lipa mbështet publikisht Bernie Sanders

Dua Lipa me anë të një postimi në Instagram, ka bërë thirrje që ta votojnë Bernie Sanders.

Këngëtarja publikoi një fotografi të Sanders, të shkrepur gjatë fushatës, ndërsa theksoi se e gjithë bota ka nevojë për një udhëheqje më të butë dhe gjithpërfshirëse.

“Ju lutem votoni për presidentin që ju të gjithë e meritoni”, ka shkruar ndër të tjera Dua.

Për ndryshe, këngëtarja ka lansuar linjën e re të veshjeve në bashkëpunim me “Pepe Jeans”.