Kim Kardashian e pranon se e vendosi vajzën me ‘fotoshop’ në kartolinën e Krishtlindjes

Pas akuzave për përdorim të fotoshopit në portretin familjar të Krishtlindjes, Kim Kardashian e pranoi një gjë të tillë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Kim Kardashian ishte e ftuar në “The Ellen DeGeneres Show” të martën në mbrëmje, ku 39-vjeçarja konfirmoi thashethemet se kishte shtuar vajzën në foto me anë të ‘fotoshopit’.

Javën e kaluar, ajo publikoi kartolinën e Krishtlindjes, ku u shfaq bashkë me Kanye West dhe katër fëmijët.

Ajo pranoi se e ka shtuar North në foto pa qenë aty, duke thënë “Ishte e vështirë të gjendeshin të gjithë së bashku”.

Pas realizimit të fotografisëm, North i kishte thënë Kimit se donte që edhe ajo të ishte në foto dhe ia plotësoi dëshirën, duke e vendosur me ‘fotoshop’. /Lajmi.net/