Kida vjen me poza tërheqëse nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

Këngëtarja shqiptare e njohur, Kida, tashmë është rikthyer qëndrimi i saj në Dubai, shkruan lajmi.net.

Ajo së shpejti po sjell bashkëpunimin e saj të ri me një reper të njohur në skenën muzikore gjermane.

Bëhet fjalë për reperin gjerman Samra, me të cilin ajo ditët e fundit ka ndarë fotografi të shumta në rrjete sociale.

Së fundi, Kida postoi disa fotografi, në të cilat shihet pranë një veture luksoze, të marrë nga prapaskenat e klipit.

 

Në atë foto, Kida shihet e veshur me pantallona e bluzë ngjyrë rozë të ndezur, të kombinuara me grimin dhe një palë sandale ngjyrë të gjelbër.