Kida së shpejti me risi për fansat e saj

Kida përmes një fotografie nga studioja të publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram ka shkruar një mesazh duke iu drejtuar atyre që e pëlqejnë muzikën e saj, shkruan lajmi.net.

Artistja shqiptare ka shkruar se ka përgatitur disa këngë dhe jo vetëm një të cilat shumë shpejt do t’i lansojë në treg.

“Mezi po pres t’i dëgjoni të gjitha këngët për të cilat kam punuar”, ka shkruar Kida në postim.

Ndryshe, “Drunk” është projekti i fundit i këngëtares publikuar 2 muaj më parë që deri më tani ka arritur 15 milionë shikime në YouTube./Lajmi.net/