Kida publikon këngën e re

Kida ka lansuar projektin e ri muzikor.

Kida pas projektit ‘Mall’ vjen sërish me një këngë solo, ajo para pak minutave ka publikuar me këngën e re, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shumë e pëlqyer projektin e ka titulluar ‘Moti’ dhe e ka punuar edhe me videoklip, për tekstin është kujdesur BimBimma ndërsa vijën melodike Kida së bashku me Koston dhe Arianit.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Kidës në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.