Hulk lë bashkëshorten dhe fillon lidhjen me mbesën e saj

Ylli brazilian Hulk ka qenë çuditërisht në një lidhje me mbesën e bashkëshortes pas përfundimit të martesës së tij.

Hulk, emri i vërtetë Givanildo Vieira de Sousa, aktualisht është duke luajtur për skuadrën kineze të Super Ligës Shanghai SIPG.

33-vjeçari raportohet se u nda me gruan e tij Iranin në korrik pas 12 vitesh së bashku.

Çfti gjithashtu kanë tre fëmijë së bashku por kjo nuk ka ndalur Hulk të hyjë në një lidhje me mbesën e saj Camila.

Camila raportohet se ishte n mbesa e preferuar e Iranit dhe shkoi në mediat sociale për të sqaruar veten.

“Halla Iran, unë së pari dua t’ju them se ky mesazh nuk është një shpjegim ose justifikim i asgjëje. Më duhej t’ju tregoja disa gjëra që për fat të keq rrethanat nuk më lejojnë të them personalisht. Edhe pse tani është e parëndësishme për ju, unë ju dua shumë dhe kujdesem për ju, kështu që po flas këtu. Unë me të vërtetë dua që ju të dini gjëra për të cilat ndoshta të gjithë do të flasin ndryshe, spekulime të thjeshta, por unë nuk i gjykoj vërtet ato sepse të huajt nuk dinë absolutisht asgjë dhe shumicën e kohës thjesht duan që situata të jetë më keq”.

Pas lëshimit të kësaj deklarate Camila ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale.