Kida në lidhje me një djalë që jeton në Dubai?

Këngëtarja e njohur, Kida është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private.

Ajo është përfolur për një lidhje dashurie me futbollistin, Valon Berisha, shkruan lajmi.net.

Mirëpo ky i fundit i hodhi poshtë të gjitha.

Futbollisti u shpreh se e do shumë këngëtaren si vajzë dhe si një artiste, por lidhja e tyre e vetme është ajo miqësore.

Ndërkohë, së fundmi, burime për “Kryefjala” kanë zbuluar se këngëtarja është prej kohësh në një lidhje dashurie.

Partneri, i cili është bashkëmoshatar me të, nuk është figurë publike dhe jeton në Dubai.

Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur dhe kjo ka bërë që kurioziteti i fansave të jetë shumë i madh.

Ndryshe, projekti fundit i këngëtares është “Luje belin” bashkëpunim me Dafina Zeqirin.