Kida lanson projektin e shumëpritur “Drunk”

Ashtu siç kishte paralajmëruar tash e disa kohë, këngëtarja e njohur Kida sapo ka lansuar këngën e saj të re, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “Drunk” dhe është realizuar nga MIXEY MUSIC, ndërsa teksti nga Nuk.

Ajo erdhi si zakonisht në videoklip me një paraqitje të jashtëzakonshme, teksa kënga mori mijëra komente dhe pëlqime pak minuta pas publikimit.