Kida gati për këngën e re, kështu duket në një nga skenat e klipit

Gjatë ditës së sotme, Kida ka dhënë lajmin e gëzueshëm për fansat e saj.

Këngëtarja bëri të ditur se ka finalizuar këngën e re dhe do ta publikojë shumë shpejt, por nuk ka dhënë më shumë detaje rreth saj.

Kënga vjen e shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa në një prej skenave ajo duket shumë joshëse e veshur shkurt.

“Prej fillimit je kon fiksim i jemi…”, ka shkruar Kida, ndërsa mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë.