Kida feston ditëlindjen, ja sa vite mbush këngëtarja

Këngëtarja kosovare Orkidea Latifi feston ditëlindjen e saj të 24-të, shkruan lajmi.net.

E për këtë ditëlindje ajo ka vendosë që t’iu bëj dy dhurata fansave të saj.

Mbrëmë veç se iu ka dhuruar dhuratën e parë me titull “Mo jo”, teksa më vonë pritet ta lansojë albumin “Orchide”.

Kida ka kohë që ka paralajmëruar albumin të cilin qëllimisht e ka lënë për datën e sotme.

Albumi përbëhet nga 12 këngë ku disa nga to janë të dëgjuara nga publiku si: “Lila”, “Dinero”, “Ike”, “Mo jo”./Lajmi.net/