Beatrix kërkoi të dalë nga shtëpia, Donaldi: Ja ku është dera…

Nga ana tjetër, Donaldi i ka thënë se dera është e hapur dhe se mund të dalë kur të dojë, duke shtuar se nuk do që ajo të dorëzohet.

Biseda mes tyre:

Donald: Akoma kështu je? Po çfarë ke, çfarë të mundon?

Beatrix: Thjesht e kam humb. Asgjë!

Donald: Hajde ikim e flemë gjumë bashkë.

Beatrix: Nuk dua të fle.

Donald: Hajde të mundohemi të shtrihemi.

Beatrix: Po ik ti.

Donald: Jo, si të iki unë të fle e të lë ty këtu. Qetësohu, çdo gjë është ok.

Beatrix: Nuk më duket aq ok.

Donald: Problemi është kur nuk i di gjërat, se kur i di pse ta vrasësh mendjen?

Beatrix: Se kam gjetur veten këto 3 ditë. Supozohej në këtë pikë me qenë më lirshëm, s’po më duket aq ok.

Donald: Thjesht nuk duhet të mendosh aq shumë.

Beatrix: Po do mendoj.

Donald: Supozohej, lirshëm në çfarë sensi?

Beatrix: Me qenë ok! Me u ndje rehat. Nuk jam ndjerë, nuk ta shpjegoj dot.

Donald: Po as unë se ndiej.

Beatrix: Jam ndryshe, ça të bëj të rri kot?

Donald: As unë. Ti e ke një qëllim që ke hyrë këtu.

Beatrix: Normal.

Donald: Dera aty është dil kur të duash. Po të duash dil e shkon në shtëpi. Thjesht nuk duhet të dorëzohesh, pse të dorëzohesh. Nëse është dëshira më e madhe të dalësh, atëherë del. Është e thjeshtë, mos të kapi ankthi pse, këtu…

Beatrix: Mos u ndje keq të lutem.