Kiara Tito zbulon një tjetër surprizë që iu bë për ditëlindjen e 28-të

Prezantuesja e njohur, Kiara Tito, festoi rreth një javë më parë ditëlindjen e 28-të.

Ajo u befasua nga partneri i saj, artisti shkodran, Luiz Ejlli, teksa e dërgoi në një vend ku ishte dekoruar gjithçka.

E njëjta së fundmi ka ndarë një tjetër video, ku zbulon një tjetër befasi që iu bë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Surpriza e një jave më parë. Faleminderit strategeve për mbështetjen”, ka shkruar ajo.

Moderatorja tutje theksoi: “Ju dua dhe faleminderit që më zbukuruat ditën më të veçantë për mua”.

Foto: Screenshot/Instagram

Kiara mori vëmendje të madhe me paraqitjen në Big Brother VIP Albania 2, ku edhe gjeti dashurinë.

Bukuroshja e njohur së bashku me Luizin janë në pritje të një vajze. /Telegrafi/