Dua Lipa do të performojë në Pula Arena të Kroacisë në qershor

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të performojë në Pula Arena më 8 dhe 9 qershor.

Pula Arena do të presë disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës këtë vit si: Dua Lipa, Avril Lavigne, Simple Minds dhe Lenny Kravitz.

Ajo është autore e hitit “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe e së fundmi “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie” dhe këngës së fundit “Houdini” që ajo bëri me Tame Impala.

Dua Lipa

Ajo është fituese e disa çmimeve kryesore, duke përfshirë tre ‘Grammy’.

Këngëtarja fitoi popullaritetin e saj muzikor tashmë me publikimin debutues të ‘Dua Lipa’, e cila zuri vendin e tretë në tabelën britanike të albumeve.

Dua Lipa

Albumi gjithashtu solli disa nga hitet e saj të mëdha – “Be the One”, “IDGAF” dhe “New Rules”, që njëherësh ishte një këngë nr.1 në Mbretërinë e Bashkuar në atë kohë.

Artistja e famshme vlen të ceket se tani është shfaqur edhe në disa projekte filmike. /Telegrafi/

Dua Lipa