Kiara Tito tregon si e priti Luiz Ejlli projektin e ri

Ashtu sikurse pritej mbrëmjen e sotme ka nisur “Kepi i VIP-ave”. Kiara Tito është rikthyer në ekranin e Top Channel si moderatore në këtë emision.

Në nisje të tij, moderatorja ka treguar se si e ka pritur partneri i saj Luiz Ejlli këtë projekt.

Kiara tha se Luiz është shprehur shumë suportues dhe entuziast, si në çdo projekt tjetër që moderatorja ka marrë përsipër.

“Dua të bëj një gëzuar me veten time se jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti dhe do të shijoj këtë aventurë në Turqi. Kur i tregova Luizit për herë të parë, faktikisht ka qenë personi i parë që kam telefonuar pasi mora telefonatën për të qenë pjesë e këtij projekti dhe ishte shumë entuziast. Ai gjithmonë më ka mbështetur në çdo ide e projekt që kam pasur.”- u shpreh Kiara.