Kiara Tito prezantuese e “Dancing With The Stars Fan Club”

Kiara Tito, ishte njëra nga banoret e edicionit të dytë të “BBVA” më të komentuara, kjo pasi krijoi lidhje me Luiz Ejllin, tashmë fituesin e edicionit në fjalë.

Pas përfundimit të këtij edicioni të “BBVA”, nuk përfundoi edhe komentimi i moderatores e cila vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, shkruan lajmi.net.

Ajo po rikthehet në skenën televizive me një projekt të ri.

Zbulohet se Kiara do të jetë në krye të emisionit “DWTS Fan Club”.

Spektakli i vallëzimit “Dancing With The Stars” do të nis këtë të premte, më 6 tetor në Top Channel nën udhëheqjen e Bora Zemanit dhe Eni Popit.

Ndërkohë, Kiara do të jetë nën udhëheqjen e “DWTS Fan Club”, që do ta shoqëroj publikun çdo të diel.

“DWTS Fan Club”, nis nga 8 Tetori nën moderimin e Kiara Tito, çdo të diel ora 12:45!”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të “Dancing With The Stars Albania”.