Banorët e Big Brother VIP Albania mbrëmë (e hënë) kanë realizuar një diskutim me njëri-tjetrin duke bërë pyetje si për rrugëtimin në shtëpinë e famshme ashtu edhe nga ato nga jeta private.
Edhe dyshja Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ishin gjithashtu të përfshirë dhe nuk munguan pyetjet as për marrëdhënien e tyre.
Një nga pyetje që vuri në siklet Luizin ishte për një raport dashurie që Kiara mund të ketë lënë të hapur me një persona tjetër jashtë shtëpisë.
Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania
“Pse bënë sikur nuk e di që Kiara ka dikë që e pret jashtë?”, ishte pyetja për këngëtarin, i cili e mohoi se është në dijeni të kësaj.
“E para nuk e di, e dyta nuk është, e treta nëse është ka ikur me kohë, nëse nuk ka ikur kur të dal do të ikë”, ka thënë Luizi.
Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania
Kiara që nga hyrja në BBVA është komentuar për lidhjen me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imerin, për të cilin u tha se do të hynte si befasi për të në shtëpinë e famshme.
Megjithëse kjo nuk ndodhi, vet Butrinti ka vazhduar të nxis publikun me postime të ndryshme në Insatgram që lidheshin me moderatoren.
Autori i “Lule e dashnisë” javë më parë gjithashtu postoi në InstaStory një imazhe të Kiarës si një formë për të treguar përkrahje për rrugëtimin e saj në ‘reality-show’.