Kiara dhe Luizi më të afërt se kurrë, kalojnë ditën me puthje e përqafime

Kiara dhe Luizi, kanë arritur të bëjnë një shqiptari të tërë të merren me ta.

Luizi ka shprehur pëlqimin e tij për moderatoren qysh nga fillimi i këtij edicioni, shkruan lajmi.net.

Edhe ditën e sotme, Luizi fillimisht u afrua tek shtrati i saj për ta zgjuar me puthje në faqe, ndërsa më pas ishte Kiara ajo që shkoj për t’i dhuruar një përqafim.

Dyshja janë përballur me debate të shumta dhe kundërshtime për lidhjen e tyre nga ana e banorëve, por ata kanë arritur t’i sfidojnë duke u munduar të krijojnë një marrëdhënie të bukur me njëri-tjetrin./Lajmi.net/