Khabib zgjedh futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave

Lista përfshin shtatë lojtarë që ai i konsideron më të mirët në histori.

“Nuk është e lehtë të zgjedhësh më të mirët, por unë mendoj se ata janë Pele, Maradona, Messi, Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane dhe Ronaldo braziliani”, tha Khabib, transmeton lajmi.net.

“Luis Figo është gjithashtu një nga më të mirët, ai fitoi Topin e Artë në 2000. Ata lojtarë janë ndoshta më të mirët”, tha Kabib në një intervistë me Reebok në Instagram.

Për ta rikujtuar, Khabib është një mik i shkëlqyer i sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo. Kohët e fundit, portugezi i uroi Khabib fitore në luftën e radhës.