Federer jep lajmin e shumëpritur, gati për Australia Open?

I pyetur nga e përjavshmja zvicerane Schweizer Illustrierte, transmeton lajmi.net, Roger Federer tha të mërkurën se ai tani po stërvitej pa dhimbje, pasi i ishte nënshtruar dy operacioneve në gjurin e tij të djathtë këtë vit.

Ai gjithashtu tha se planifikon të kthehet në kohë për Australian Open që mbahet në janar 2021.

Tenisti zviceran, tani 39 vjeç, arriti në gjysmëfinale të Australian Open në fillim të këtij viti. Por ai e kishte humbur pjesën tjetër të sezonit, pasi i ishte nënshtruar një artroskopie të dytë në gjurin e tij të djathtë.

“Unë jam në rrugën e duhur”, tha Roger Federer. ”Po kthehem gradualisht, por do të marr kohën time dhe nuk dua të bëj presion ndaj vetes. Unë nuk do të marr pjesë në një turne derisa të jem 100% i aftë. Për momentin, duket sikur mund të bëj kthimin tim në Australian Open në janar”.