Khabib: Tani po e jetoj jetën si një person i zakonshëm

I tërhequr nga sporti 9 muaj më parë, Khabib Nurmagomedov (29 fitore, 0 humbje), ish-kampion bote në artet marciale mikse në peshën e lehtë, tani po shijon një jetë tjetër. Ai pranon se mes të qënurit një sportist dhe asaj të një qytetari të thjeshtë ka një diferencë të madhe.

“Tani po e jetoj jetën si një person i zakonshëm dhe jo si një sportist profesionist. Mendoj se jeta e një sportisti është njësoj si ajo e një personi që është në burg, pasi çdo ditë duhet të bësh të njëjtat gjëra: Stërvitje, pushim, pastaj sërish stërvitje.

Jeton në të njëjtin vend, në të njëjtën mënyrë, njësoj si në burg”, tha Khabib.

“Në momentin që heq dorë dhe ngadalëson gjithçka, atëherë nuk je më një kampion. Ndaj, në një farë mënyre, më duket sikur kam dalë nga burgu.

Natyrisht që ajo jetë deri diku më mungon, shpirti i të dueluarit etj. Shumë gjëra, pasi kalove shumicën e jetës time në atë mënyrë”, tha Khabib.