Khabib lëndoi këmbën rëndë në stërvitje dhe për këtë ishte edhe në spital

Presidenti i UFC-së, Dana White, në konferencën për media zbuloi se Khabib Nurmagomedov u shtrua në spital teksa bëhej gati në stërvitjet e tij para duelit në UFC 254.

Por, përkundër kësaj ai e kishte mbajtur të fshehur, duke dashur që mos të ketë shkas që dueli ndaj Justin Gaethje të anulohej.

“Nga ajo që ky djalë ka kaluar, të gjithë ne jemi me fat që e shikuam duke u ndeshur. Me sa duket, ai ishte në spital pasi theu këmbën tre javë më parë”.

“Pra, ai kishte dy gishtërinj thyer dhe një kockë në këmbën e tij që ishte e thyer”, tha White, duke thënë se këtë ia zbuloi më pas vet ekipi i Khabib.

Nurmagomedov me këtë rast u pensionua nga MMA si kampion i peshave të lehta në UFC, me një rekord prej 29 fitoresh dhe asnjë humbje.

Momentet kyçe nga dueli: