KFOR: Jemi në koordinim të ngushtë me të gjitha palët, e vlerësojmë situatën në vazhdimësi

Misioni i KFOR-it në Kosovë thotë se vlerëson situatën e sigurisë në vazhdimësi.

Dhe për këtë thonë se “janë në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha palët”
në vend, transmeton KlanKosova.tv.

“KFOR është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për ta mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë- në pajtueshmëri me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 – si dhe lirinë e lëvizjes”.

Ky reagim i KFOR vjen pas fjalimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani e cila ndër shuam çështje të tjera ka folur edhe për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë. Ajo ka theksuar se Kosova ende përballet me rrezikun që vjen nga Serbia.