Izraeli aktivizon “kupolën e hekurt” pas sulmeve me raketa nga Gaza

Disa raketa janë lëshuar nga Gaza në drejtim të Izraelit, duke aktivizuar “Kupolën e Hekurt” të Izraelit; sikurse njihet ndryshe sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite.

Të paktën tre raketa u kapën mbi Jerusalem, thanë dëshmitarët.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë në një postim në X se: “Pas 70 ditësh gjuajtje me raketa pa ndalim në të gjithë vendin, me hyrjen e Shabatit, sirenat po bien në Jerusalem”.

Shabati është dita e pushimit hebre dhe zhvillohet çdo javë nga perëndimi i diellit të premten deri në perëndim të diellit të shtunën.

Top Channel