Këto janë masat e reja të miratuara – përgjysmohet ora policore e hiqet maska në ambiente të jashtme

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se duke u bazuar nga ecuria e COVID-19, por duke mos e nënvlerësuar atë dhe duke marrë parasysh që mund të ketë variante të reja, kanë marrë masat e reja lehtësuese.

Ai, në një konferencë për media, ka treguar se cilat janë masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër, për të cilat thotë se do të kenë efekt vetëm nëse zbatohen në praktikë.

Masat e reja janë:

Hyrja në Kosovë iu lejohet personave që posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy vaksina (vetëm me një nëse është nga Johnson & Johnson), ata që janë me një dozë të vaksinës duhet të kenë edhe testin PCR negativ dhe personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajit e fundit ose janë testuar negativ në 48 orët e fundit;Hiqet obligimi i bartjes së maskës në hapësira të hapura, por jo edhe për ambiente të mbyllura;Kufizimi i qarkullimit do të jetë nga ora 00:00 e natës deri në orën 05:00 në mëngjes;Gastronomia do të punojë deri në orën 23:00;Në hapësirat garuese në ambiente të mbyllur lejohet prania e shikuesve deri në 10 %, derisa në hapësirat garuese në ambientet e jashtme deri në 30 %;Lejohet aktiviteti i bibliotekave, kinemave dhe teatrove deri në 50 % të kapacitetit dhe rihapen fitneset dhe palestrat.