Pavarësisht pandemisë e cila vitin e kaluar i kishte nxjerrë në ‘pauzë’ artistët, viti 2021 me qetësimin e valëve pandemike bëri që shumica prej tyre të shpërthejnë me projekte e koncerte të shumta, shkruan lajmi.net.
Kur flasim për klikimet, të blera ose jo vlen të theksojmë se “Youtube” mbetet përherë ‘peshorja’ e suksesit të secilit prej tyre.
Kjo jo rastësisht pasi që kanali zyrtar “Youtube” na ka shërbyer dhe do na shërbejë që edhe këtë vit ti klasifikojmë “Top 20” këngët më të klikuara të vitit.
1.Butrint Imeri ft. Kida ft. Ledri Vula – Dale
Për 5 muaj që nga publikimi i bashkëpunimit mes Ledrit, Kidës dhe Butrintit ka arritur plot 75 milionë klikime në platformën “Youtube”. Ndonëse bashkëpunimi i parë mes 3 artistëve por ja që doli të jetë më i suksesshmi për këtë vit.
2.Dhurata Dora dhe Gims- Only You
Këngët e Dhurata Dorës përherë kanë arritur suksese të mëdha sa i përket klikimeve. Ngjashëm ka ndodhur edhe me bashkëpunimin e saj me reperin Gims e cila për 6 muaj që kur u lansua ka arritur të grumbullojë 5 milion klikime më pak se “Dale”, pra 70 milionë klikime, njëherish edhe duke u shndërruar në hitin e verës.
3.Dhurata Dora dhe Noizy- Mi Amor
Pas projektit “Only You”, Dhurata u kujdes të sjellë edhe një tjetër super hit, por kësaj radhe me reperin shqiptar Noizyn. Bashkëpunimi u pëlqye shumë nga fansat e të dyve dhe arriti 60 milionë klikime në “Youtube”.
4. Cricket-Muma- Dafina Zeqiri- Pa ty
Një nga këngët që u dëgjua dhe stërdëgjua gjatë verës padyshim se është edhe bashkëpunimi i Dafinës , Cricket dhe Mumës duke arritur plot 46 milionë shikime në platformën e “Youtube” në versionin remix.
5.Butrint Imeri- Dujem
Butrint Imeri nuk ka këngë që nuk i pëlqehet ndaj kënga e tij “Dujem” arriti 45 milionë klikime.
6.Dhurata Dora-Harrom
Përveç me bashkëpunime Dhurata Dora sigurohet të godasë në shenjë edhe me këngë solistike. Ngjashëm ka vepruar me këngën “Harrom” e cila grumbulloi 41 milionë shikime në “Youtube”.
7.Dafina Zeqiri- Duro
“Duro” është kënga nga Dafina e cila s’kishte si të mos pëlqehej për shkak se kënga bart një mesazh të fortë për të gjithë ata që përballen me depresionin dhe problemet të tjera të shëndetit mendor. Kështu kënga mori 31 milionë klikime në “Youtube”.
8.Butrint Imeri- Kuku
Ka dy muaj që kur e lansoi projektin solo me titull “Kuku” dhe vetëm për kaq kohë Butrint Imeri arriti 31 milionshin e klikimeve.
9. Elvana Gjata x Yll Limani -E di dhe Marre
Ani pse bashkëpunimi i parë mes dy artistëve të njohur shqiptar arriti mjaft sukses të madh e dëgjueshmëri në të gjitha platformat. Kështu vetëm në platformën e Youtube “E di x Marre” arriti 28 milionë shikime.
10. Majk x Ledri- Marr
Si zakonisht projektet e të dy reperëve janë cilësuar përherë të suksesshme. Ndaj dhe projekti tyre “Marr” arriti 25 milionshin në Youtube.
11. Tayna x L’Algerino- Moona
Ka gati një vit që kur Tayna solli bashkëpunimin me L’Algerinon dhe që atëherë kënga mblodhi po ashtu 25 milionë klikime.
12. Don Gjoni- Maffia
I suksesshmi Don Gjoni arriti që me këngën e tij “Maffia” të marrë veç 1 milionë klikime më pak se “Moona e Taynës.
13.Dj Gimi-O x Alketa- Do ti kallim
Ndonëse versionin e këngës popullore “Do ti kallim” e sollën në një version krejt ndryshe e modern, por u pëlqye mjaft shumë, kështu duke marrë 24 milionë shikime në kanalin zyrtar të Youtube.
14.Phantom
I pandalshmi Butrint Imeri sërish arriti sukses të madh me projektin e tij “Phantom”, ku protagonsite në klip e kishte edhe modelen Arta Nitaj. Kënga e tij mori plot 24 milionë shikime.
15. 2Ton- Ftyra jote
Edhe 2Ton iu afrua sukseseve të Don Xhonit dhe Butrintit duke marrë po aq shikime në Youtube sa dy artistët.
16. Kidda x Capital T -Magji
Lirshëm mund të themi se bashkëpunimi i dy reperëve Kidda dhe Capital T u shndërrua në hitin veror 2021, ndaj arriti plot 22 milionë shikime.
17. Dafina Zeqiri x Lyrical Son -Llafe-llafe
Sukseset për Dafinën gjatë vitit 2021 ishin super të mëdha, përveç këngëve solistike edhe bashkëpunimi me Lyrical Son me titull “LLafe llafe” nuk mbeti pak i klikuar në Youtube, kështu kënga arriti plot 20 milionë klikime.
18.Gjesti-Alo
Ani pse filloi vonë të debutojë të skenën muzikore, këngët e tij përherë dëgjohen e klikohen mjaft shumë. Këtë vit ndër më të klikuarat nga këngët e Gjestit është ajo me titull “Alo”.
19.Elvana Gjata- Loti
Si përherë Elvana godet në shenjë. Ngjashëm veproi me këngën “Loti” e cila mori plot 18 milionë shikime në platformën e Youtube.
20. Nora x Gjiko x Melinda- Ay Caramba
Projekti mes tre artistëve shqiptar u pëlqye mjaft shumë nga fansat e tyre. Ani pse Gjiko me Melindën kishin bashkëpunuar edhe më herë, me Norën kjo ishte hera e parë dhe doli bashkëpunim mjaft i suksesshëm, kështu kënga arriti 17 milionë shikime.
Mirëpo, se si do të shkojë viti 2022 për këngëtarët shqiptarë, se kush do zë vendin e parë herën tjetër me këngën më të klikuar na mbetet të presim se cfarë projektet do lansojnë në janar e tutje.