Kessie objektivi kryesor i Paris Saint-Germain

Franck Kessie thuhet se është bërë objektivi numër një i Paris Saint-Germainit për të përforcuar mesfushën në sezonin e ardhshëm.

Kessies do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit me rossonerët, ndërsa negociatat për rinovimin e tij po vazhdojnë shumë ngadalë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Le Parisien, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo tashmë ka një propozim shumë të rëndësishëm ekonomik për anëtarin e Bregut të Fildishtë.

Kessie me Milanin ka zhvilluar 189 paraqitje dhe ka shënuar 30 gola.