Kështu dukej vite më parë Naser Rafuna

Naser Rafuna e ka kujtuar kohën e shkuar.

Aktori i njohur shqiptar, Naser Rafuna, si duket është kapluar nga nostalgjia, shkruan lajmi.net.

Ai me ndjekësit në Instagram e ka ndarë një fotografi nga e kaluara dhe në shikim të parë shihet se Naseri nuk ka ndryshuar edhe aq shumë.

Pranë fotos ai ka treguar se fotografia është realizuar shumë vite më parë e komentet e shumta të ndjekësve nuk kanë munguar.

Naseri njihet si një ndër aktorët i cili me rolet e tij ka arritur të bëjë për vete një numër të madh fansash.