Shkupi sonte e tregoi se ka qenë dhe mbetet synim i shqiptarisë historike dhe politike. Shkupi sonte na bëri krenar, siç na ka bërë gjithmonë. E ndoqa me tërë ndjenjën dhe mendimin tubimin e koalicionit ASH-AAA. Fryma është vendimtare. Ajo po i pushton të gjitha trevat shqiptare. Kryeqytetet e shqiptarëve po flasin shqip gjithnjë e më shumë. Nuk ka shqip pa Shkupin. Dhe Shkupi foli shqip dhe hapur. Koncepti i vetëvendosjes shqiptare po organizohet në kohëra vendimtare dhe të vështira. Lidhja e shqiptarëve po shpërndahet kudo. Shkupi është forma më emergjente e shqiptarisë politike. Ne Kosovë fryma ka fituar tashmë. Në Shkup ajo e deklaroi fitoren e saj. I uroj Shkupit të jetë lartësinë dhe meritën që i takon në përgjegjësinë e së ardhmes sonë kombëtare. Uroj miqtë e mi nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa që ia dhanë frymën e merituar shqiptare kryeqendrës së Dardanisë!(Elvis Hoxha, këshilltar i Albin Kurtit)
Maqedoni Këshilltari i Albin Kurtit: Atmosfera në tubimin ASH-AAA si atmosfera në tubimet...