Disa aktivistë të VMRO-së tentuan ta pengojnë tubimin ASH-AAA sonte para qeverisë, por “hëngrën dajak”

Një grup aktivistësh të VMRO-së kanë tentuar ta pengojnë tubimin e sontëm të Aleancës dhe Alternativës para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ata kanë brohoritur parulla antishqiptare por kanë marë përgjigje të menjëhershme nga simpatizuesit e koalicionit ASH-AAA.
“U dhamë dajak dhe u larguan. Mezi ikën”, kanë deklaruar për portalet disa pjesëmarrës në tubim.