Këshilli shtetëror për parandalim të krimit të fëmijëve e dënon përfshirjen e fëmijëve në fushatë politike

Përfshirja e fëmijëve (persona deri 18 vjet) në çfarëdo lloj aktivitetesh në lidhje me fushatën politike është e palejueshme dhe nuk është në interes të mirë të fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, theksoi Këshillit Shtetëror për Parandalim të Krimit të Fëmijëve.

Nga Këshilli theksuan se kujdesi për fëmijët duhet të realizohet përmes sigurimit të kushteve ligjore dhe institucionale për rritje të tyre të drejtë, zhvillim dhe edukim, kujdes për mënjanimin e burimeve të rreziqeve.

“Gjithçka tjetër paraqet keqpërdorim të tyre dhe lëndim të të drejtave të fëmijëve. Këshilli Shtetëror përkujton se Kodi Zgjedhor (neni 183) parasheh gjobë prej 8,000 euro për transmetuesin dhe 30 për qind nga gjoba për personin përgjegjës të transmetuesit nëse publikohet njoftim propagandues zgjedhor me pjesëmarrje të fëmijëve”, theksuan nga Këshilli./MIA