Aksion policor në Strugë, kapen mbi 100 kilogramë marijuanë

Si rezultat i hetimeve paraprake, ekipet policore në bashkëpunim me Prokurorinë Publike në Strugë mëngjesin e sotëm kanë sekuestruar mbi 100 kilogramë marijuanë në një mjet lundrues në Liqenin e Ohrit.

Droga është gjetur në rrugën rajonale Strugë-Ohër, respektivisht në afërsi të vendit të quajtur “Rampa”-Strugë.

Në mjetin lundrues në afërsi të bregut të Liqenit janë gjetur shtatë çanta me marijuanë me peshë të përgjithshme mbi 100 kilogramë.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.