Këshilli i Sigurisë në Maqedoni diskuton edhe gjendjen në veri të Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski njofton se në Këshillin e Sigurisë të sotëm diskutuam për një sërë temash, si kryesimi ynë me OSBE-në dhe potenciali që kryesimi sjell në lidhje me situatën me luftën në Ukrainë, si dhe situatën në veri të Kosovës e cila aktualisht është duke u qetësuar.
“Ndamë vlerësimin me presidentin e vendit, Pendarovski, se agjenda evropiane, që është synim strategjik i vendit tonë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe me Republikën fqinje të Bullgarisë, nuk duhet të lejohen të bëhen viktimë e nacionalizmit dhe politikave populiste, nga cilido prej tyre”, shkruan Kovaçevski në Facebook.

Dua t’i siguroj qytetarët, thekson ai, se shërbimet tona po punojnë në mënyrë aktive për ruajtjen e sigurt dhe dinjitoze të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, në krahasim me grupet e organizuara që nuk mendojnë mirë për asnjërën palë.