Kërstev: Gjuha s’duhet të jetë problem mes Sofjes dhe Shkupi

Gjuha nuk duhet të jetë problem midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ky duhet të shihet si një problem i së kaluarës, vlerëson gazetari bullgar Nikolai Kërstev në një kolumnë në portalin Kuadrat 5.

Kërstev, i cili konsiderohet njohës i mirë i situatës së Ballkanit, tha se Serbia dhe Greqia aktualisht kanë marrëdhënie shumë më të mira me vendin sesa Bullgaria, për të cilën ai tha se “është përsëri është në luftë me Maqedoninë dhe për Maqedoninë”.

“Sidoqoftë, ai është shtet i pavarur, dhe gjuha maqedonase është fakt. Duhet ta pranojmë realitetin. Marrëveshjen që nënshkruam tre vjet më parë tani duhet të plotësohet jo vetëm me histori, por edhe me biznes, inovacion dhe strategji”, thotë Kërstev.

Sipas tij, maqedonasit nuk kanë asnjë më të afërt se bullgarët.

“Ai është thjesht një shtet i ri dhe proceset ende po zhvillohen. Është mirë që ajo u bë anëtare e NATO-s në muajt e pandemisë”, shtoi Kërstev.

Duke folur për zgjedhjet në vend, Kërstev potencon se LSDM-ja do t’i mbajë qëndrimet e saj edhe madje do t’i përforcojë.

“Ministri i tyre i Shëndetësisë është ballafaquar mjaft mirë epideminë e koronavirusit, pavarësisht faktit se situata është përkeqësuar ditët e fundit. Në përgjithësi, janë shmang dëmtime shumë më serioze. Unë mendoj se Zoran Zaev është një mundësi shumë e mirë për kryeministër i fqinjit tonë perëndimor”, përfundon Kërstev, i cili është ish-korrespodent i Radios Kombëtare Bullgare nga Shkupi, Beogradi dhe Moska.