Kërkoi ribashkim me të, Stresi zbulon se ka komunikuar me Keisin

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, reperi Stresi ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë pas daljes nga ky format.

Stresi krahas debateve dhe situatave të ndryshme që u përfshi në BBVK, përmendi në disa raste edhe martesën e tij me ish-gruan, Keisi.

Reperi ishte shprehur i penduar që u nda ajo duke kërkuar edhe të ribashkoheshin dhe pas disa javësh Keisi i dërgoi një video-mesazh për t’i treguar se e ka përkrahjen e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Së fundmi Stresi dha intervistën e tij të parë në emisionin “Ditë pas dite” në Radio Televizionin Shqiptar, ku përveç që foli për gjithë rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së famshme, ai zbuloi gjithashtu se ka komunikuar me Keisin pas dalje nga BBVK.

Reperi tha se ka folur me ish-partneren, por nuk preferoi që të tregonte më shumë detaje, duke e quajtur marrëdhënien me të si diçka personale e që preferon ta mbajë të tillë.

Foto: Arkiv

”Folëm kur dola, janë gjëra private mes nesh. Rëndësi ka të jetë mirë kudo që të jetë, i uroj shëndet, nuk kam çfarë flas”, u shpreh Stresi.

Rap-artisti foli edhe për që e shtynë që të mos krijonte diçka me vajzat e shtëpisë, duke u shprehur se kishte mbajtur një pozicion të qartë që në fillimi dhe se nuk kishte hyrën në “BBVK” për të gjetur dashurinë.

“Aty brenda gjithmonë ka lidhje, por ishin parimet e mia që të mos dal jashtë vetes, nga deklaratat e mia mos të thyej principe është shumë i rëndësishëm formati ku shihen 24 orë live, por nuk rrëshqita”, tha Stresi.