Kërkohet nga Real dhe Juventus, Monaco i vendos çmim të lartë yllit francez

21-vjeçari është një ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë, derisa Monaco ka kërkuar 60 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Juventus që disa kohë e ndjek mesfushorin, ngase beson që do ‘shpërthejë’ nën urdhrat e Allegrit.

Problemi kryesor është rivali Real Madrid, që gjithashtu është duke konsideruar mundësinë e nënshkrimit me francezin.

Juventus thuhet se do ofrojë mesfushorin amerikan Weston McKennie që të zbres vlerën që kërkon Monaco, kurse nuk dihet nëse klubi francez do pranojë mesfushorin.

Tchouameni ka shkëlqyer në finalen e Ligës së Kombeve, aty ku zëvendësoi Adrien Rabiot pranë mesfushorit Paul Pogba.