Kërkohet nga PSG me ngulm – Ten Hag flet për të ardhmen e Rashford

Erik ten Hag duket se është shtyrë nga spekulimet e vazhdueshme mbi të ardhmen e Marcus Rashford, që e lidhin me një kalim te PSG, duke thënë se sulmuesi nuk do të shitet nga Manchester United.

Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, trajneri i Manchester United u pyet për të ardhmen e sulmuesit.

“Ne nuk e vazhduam kontratën sezonin e kaluar për pesë vjet me synimin për ta shitur tani”.

“Ai duhet të jetë pjesë e këtij projekti. Pra nuk është një temë për të cilën nuk flasim”, ka thënë Ten Hag.

Rashford ka kontratë deri në vitin 2028 në Old Trafford dhe ai është një nga lojtarët më vendimtar pavarësisht sezonit të tij të dobët.

Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka edhe gjashtë asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat – shumë më pak se 30 golat që shënoi në 2022/23.

Rashford ka ende kohë për t’i kthyer gjërat teksa përgatitet për t’u përballur me Liverpoolin në FA Cup .