Kërkohet nga Barcelona, Manchester City i vendos çmim të lartë Sterlingut

26-vjeçari ka dështuar të jetë titullar nën urdhrat e Pep Guardiolas dhe ka pranuar se është i hapur për një mundësi tjetër, transmeton lajmi.net.

City thuhet se nuk është i interesuar për ta lejuar të largohet, derisa Barcelona do ofronte shkëmbimin me Ousmane Dembele, që ka hyrë në muajt e fundit të kontratës.

Sipas Marca, City nuk e konsideron shitjen e anglezit, por në rast që lojtari kërkohen, atëherë duan si shkëmbim 80 milionë euro (68 milionë funte).

Raporti shton se Sterling për momentin e do kalimin te Barcelona, derisa ka kontratë deri në vitin 2023.

Sterling ka qenë titullar vetëm tre ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar një gol dhe dhuruar një asitim në 11 ndeshje në të gjitha garat.