Kërkesat e larta, Milan konsideron shitjen e Romagnolit

Shkaku i paraqitjeve jo të mira kohëve të fundit, kapiteni i “Rossonerëve” ka humbur pozitën në formacionin bazë, por ky nuk është problemi i vetëm për të, përcjellë lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, në fakt, Romagnoli është duke hasur probleme edhe në rinovimin e kontratës.

Kontrata e lojtarit skadon në qershorin e vitit 2022, derisa thuhet se ka kërkuar 6 milionë euro për sezon.

Milan assesi s’do pranojë të paguajë këtë pagë të lartë dhe në rast se lojtari nuk i ndryshon kërkesat, atëherë do konsiderojnë shitjen e tij.