Kërçovë, reduktohen orët e ndriçimit publik si pasojë e krizës energjetike

Komuna e Kërçovës njofton se pas takimit që ka realizuar kryetari i komunës Fatmir Dehari me kryetarët e bashkësive lokale, është vendosur që të reduktohen orët e ndriçimit publik si pasojë e krizës energjetike.

“Me propozim të kryetarit u soll vendimi që për periudhën që pason kriza Energjetike, ne si Komunë të krijojmë restrikcione, konkretisht të reduktojmë orët e ndriçimit Publik. Ky vendim u miratua me pëlqim të të gjithë të pranishmive në mbledhje dhe u vendos që ky restrikcion i energjisë elektrike të filloj të aplikohet sa më shpejt që është e mundur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Komunës së Kërçovës.