Kërçova e lodhur nga BDI-ja, përkrah fuqishëm Alternativën

Pas prurjes së re në Kërçovë, ku nga sot familjes tonë “Alternativa”, iu bashkua profesori universitar, Gëzim Xhambazi, gjithashtu kisha takim edhe me banorët e Kërçovës, ku folëm mbi problemet reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët. Bashkë me aktivistët dhe simpatizantët e koalicionit “TASH është koha”, realizuam edhe marshin elektoral, ku gjatë këtij aktiviteti me banorët e kësaj ane, biseduam mbi platformën zgjedhore “Shtet për të gjithë”. Tash është koha e ndryshimit.
(Afrim Gashi)