Kërcënimi për sulm, Njësia Speciale e Policisë “blindon” zonën rreth QKUK-së

Policia e Kosovës ka ndaluar automjete dhe po e përcjellë me vëmendje çdo lëvizje në afërsi të spitaleve të Kosovës, pasi në mëngjes kanë marrë informacion lidhur me një kërcënim për sulm.

Nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës kanë thënë se po marrin masa parandaluese, ndërsa theksohet se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, pasi situata vlerësohet të jetë e qetë.

“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton ç’do informacion apo rast të raportuar, të ç’farëdo natyre apo vepre penale. Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend”, thuhet paraprakisht në përgjigje.

Paraprakisht, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se pjesëtarët e Policisë janë mobilizuar në gjithë Kosovën për t’i siguruar spitalet.

“Policia u kontaktua nga një person i cili kërcënoi të sulmonte dikë në spital, por pasi që ky person nuk tregoi se kush ishte dhe në cilin qytet do të kryente sulmin, Policia, për arsye parandaluese, po siguron spitalet në të gjithë Kosovën derisa të zbulojmë më shumë informacion”, tha Hoti.

Kërcënim për sulm, Policia po i siguron spitalet nëpër Kosovë

Pas kërcënimit se mund të ketë sulm – Policia po kontrollon secilin automjet në hyrje të spitalit rajonal në veri të Mitrovicës

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga mëngjesi janë duke ndaluar edhe kontrolluar secilin automjet që hyn në rrethojën e Spitalit rajonal në veri të Mitrovicës pas kërcënimit se në ndonjërën nga spitalet do kryhet sulm.

Si njofton mediumi serb “Kosovo-online” , aksioni është konfirmuar nga zëvendës komandanti i Policisë rajonale Besim Hoti, që ka njoftuar se aksione të tilla po zhvillohen në të gjithë Kosovën.

“Policia ka njoftuar se një person ka kërcënuar se do të sulmoj dhe vras dike në spital, por pasi ai nuk ka përcaktuar për kënd bëhet fjalë dhe cilin qytet do kryhet sulmi, policia si masë parandaluese po kryen sigurimin e të gjitha spitaleve në Kosovë, në përpjekje për të mësuar më shumë të dhëna”, tha Hoti.

Drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në veri të Mitrovicës Zlatan Elek tha se në mesin e punonjësve në këtë qendër nuk ka shqetësim.

“Ne jemi punonjës shëndetësor, kryejmë punën tonë. Punonjësit nuk janë të shqetësuar, sepse nuk kanë arsye për këtë. Kishte dilema në fillim deri sa mësuam arsyen e kontrollit të automjeteve se pse bëhet ajo, por nuk ka frikë apo panik, Ne jemi këtu për të bashkëpunuar me Policinë”, ka thënë Elek.
Image