Një 49-vjeçar nga Gostivari është kallëzuar penalisht nën dyshimin se ka kërcënuar një gazetar të një televizioni lokal digjital gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur më 19 korrik 2026, në Gostivar, ndërsa gazetari ishte duke kryer punën e tij.
Ndaj të dyshuarit A.Ll. (49), Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal për veprën “Rrezikim i sigurisë”.





