Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet sot në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në ora 12:00 në rrugën “Vlladimir Pollezhinovski” në Shkup, policët e Departamentit të Punëve të Brendshme në Kisella Vodë kanë arrestuar D.S. nga Shkupi.

“Është arrestuar D.S.(47) nga Shkupi e cila është kërkuar me fletarrest nga Prokuroria Publike Themelore, në bazë të nenit 353 – keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe nenit 247 – mashtrim”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Personi do të dorëzohet në Prokurori.