Këpuca e Artë në Angli, çfarë gare mes të paktën 7 pretendentëve!

Gara për Këpucën e Artë në Premier League, çmim që i jepet golashënuesit më të mirë të elitës së futbollit anglez, këtë vitet pritet të jetë edhe më ashpër se një sezon më parë, kur dyshja e Liverpoolit, Sadio Mane dhe Mohamed Salah, plus Pierre-Emerick Aubameyang i Arsenalit, e mbyllën kampionatin me nga 22 gola.

Por kush do t’i pasojë ata si golashënuesi më i mirë i 2019-2020? Më poshtë janë listuar të gjithë kandidatët që po garojnë në Angli për këtë çmim prestigjioz individual.

  1. Jamie Vardy (Leicester City): 17 gola, 118 minuta për gol; dygolësha 3; tregolësha 1.
  2. Sergio Aguero (Manchester City): 16 gola, 73 minuta për gol; dygolësha 3, tregolësha 1.

3= Mohamed Salah (Liverpool): 14 gola, 135 minuta për gol; dygolësha 2, tregolësha 0.

3= Marcus Rashford (Manchester United): 14 gola, 134 minuta për gol, dygolësha 3, tregolësha 0.

3= Danny Ings (Southampton): 14 gola, 123 minuta për gol, dygolësha 1, tregolësha 0.

3= Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal): 14 gola, 145 minuta për gol, dygolësha 2, tregolësha 0.

  1. Tammy Abraham (Chelsea): 13 gola, 148 minuta për gol, dygolësha 2, tregolësha 3.

“Outsiders”: Janë 6 lojtarë aktualisht me nga 11 gola të shënuar e që nuk mund të përjashtohen nga gara për golashënuesin më të mirë të Premier League-s (Sadio Mane (Liverpool), Raul Jimenez (Wolves), Teemu Pukki (Norwich), Harry Kane (Tottenham), Dominic Calvert-Leëin (Everton) dhe Raheem Sterling (Manchester City).