Këpuca e Artë e Kupës së Amerikës do të riemërohet në shenjë nderimi për Sergio Aguero

Aguero është pensionuar gjatë këtij muaji nga bota e futbollit, pas një problemi me zemrën (aritmi).

Karriera e tij e lavdishme përfundoi më herët sesa planifikohej, por emri i tij nuk do të mbetet pa nderimet e merituara.

Raportime nga ‘Manchesterevening’ bëjnë të ditur se Kupa e Amerikës ka vendosur të riemërojë çmimin e Këpucës së Artë, përcjell lajmi.net. Krejt kjo do të bëhet në shenjë nderimi për Sergio Aguero.

Nga turneu i ardhshëm, lojtari me më së shumti gola në kompeticion do të fitojë trofeun ‘Sergio Aguero’.