Policia ka arrestuar dy persona në Malishevë pasi të njëjtit nuk e kanë përfillur urdhërin e zyrtarëve policorë që të ndalin veturën.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xjurkaj ka thënë për rtv21.tv se të njëjtit kanë fyer zyrtarë policorë dhe kanë shfaqur rezistencë gjatë arrestimit.
Sipas tyre arsyeja e mosndaljes në pikë kontrolli ka qenë sepse ata nuk posedonin patent shofer.
Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim te tij dy te dyshuarit ndalen ne mbjatje per 48 orë.