Këngëtaret tona që nuk patën fat me meshkuj

Të bukura, të lakmuara, por që nuk u ka ecur shumë në dashuri, madje janë zhgënjyer nga meshkujt.

Genta Ismajli

Që nga ndarja me të dashurin e parë publik, Genta më nuk është parë në krahët e asnjë mashkulli, derisa e gjeti dashurinë në krahët e një turku, me të cilin sot ka dy fëmijë.

Dafina Rexhepi

U tha që ajo kishte krijuar një lidhje dhe se partneri I saj nuk e lejonte të ishte aktive në muzikë, shkruan “Kosovarja”. Vite më pas ata u ndanë dhe Rexhepi iu rikthye sërish këngës. Më asnjëherë nuk është parë me asnjë mashkull.

Mimoza Shkodra

Mimoza Shkodra, këngëtarja e shumë hiteve u lidh e u fejua me Seldin, këngëtarin e njohur e shumë të përfolur nga Shqipëria. Lidhja e tyre shkaktoj bujë mediatike, por “përralla” zgjati pak.

Era Istrefi

Gëzon popullaritet, madje edhe ndërkombëtar. Por, kur vjen fjala tek dashuria duket si e pa fat. Prej kohësh këngëtarja nuk shihet nën shoqërinë e ndonjë mashkulli.

Altuna Sejdiu-Tuna

Njejtë ka ndodhur edhe me këngëtaren Altuna Sejdiu-Tuna, që ka pasur disa lidhje të dështuara dhe tani është vetëm, shkruan “Kosovarja”. Siç shprehet, lë të kuptohet se është mjaftë e zhgënjyer nga meshkujt.