Kënga virale e Butrint Imerit publikohet në mesnatën e 27 prillit

Ani pse nuk është banor i “BBVA”, Butrint Imeri, është komentuar shumë pikërisht për këtë format.

Kjo pasi, ish e dashura e tij, Kiara Tito, është banore e këtij formati ku ka krijuar lidhjen e re me Luiz Ejllin, shkruan lajmi.net.

Secila këngë e tij thuajse bëhet virale.

Së fundi, ka paralajmëruar një këngë e cila është shumë e njohur për përdoruesit e “TikTok-ut”.

E mbrëmjen e kaluar, këngëtari ka dhënë detaje rreth publikimit.

“Diskoteka”, titullohet kënga dhe të plotë mund ta dëgjojmë me mesnatën e 27 prill./Lajmi.net/